Kështu mund të aplikoni për vaksinim përmes platformës eKosova
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se caktimi i terminit online është i mundur për perosnat mbi 65 vjeç; personat me sëmundje kronike si dhe punëtorët shëndetësorë, mësimdhënësit dhe Policia dhe FSK.
Personat mbi 65 vjeç, duhet ta dëshmojnë moshën përmes letërnjoftimit ose ndonjë dokumenti valid;
Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;
Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit, forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës.
Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
Vërejtje: Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).
I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.
Hapi 4
Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 5
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë
(Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)
Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.
Hapi 4
Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.
Hapi 5
Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 6
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
Informata shtesë:
Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:
1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19
2. Për informata rreth vaksinës
3. Për informata rreth procesit të vaksinimit
5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.


 
 
						 
						