Kështu ndahen ulëset në Kuvendin e Gjilanit

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka 35 ulëse. Fillimisht, pas luftës, i kishte 41, por me rënien e numrit të banorëve, është ulur edhe përfaqësimi në asamble.

Sipas rezultateve përfundimatare të zgjedhjeve të 12 tetorit, LVV ka siguruar 38.08 për qind të votave, LDK – 29.05, PDK – 14.50, AAK – 6.60, LS – 2.71, GUXO – 2.18, KDTP – 2.05, BNA – 1.74, Vatra – 1.66, Nisma – 0.85 dhe Ardian Foniqi (kandidat i pavarur) – 0.57 për qind.

Kur kjo përqindje kthehet në mandate, atëherë del se LVV ka siguruar 14 vende, LDK – 11, PDK – 5, AAK – 2, LS – 1, GUXO – 1, KDTP – 1.

Sipas kësaj formule, jashtë Kuvendit rrezikojnë të mbeten BNA, Vatra, Nisma dhe Ardian Foniqi.

Në rastin më të mirë, BNA dhe Vatra mund të marrin nga një vend, ndërsa LVV e LDK të humbasin nga një mandat.

Për dallim prej BNA, e cila garon për herë të parë dhe Nismës, Vatra ka qenë e përfaqësuar në mandatin e kaluar me një vend, madje ka udhëheq me Kuvendin.

Përllogaritja është bërë sipas formulës D`hondt.

Sipas metodës Sainte -Lague, këto subjekte sigurojnë nga një ulëse në Kuvend: GUXO – 1, KDTP- 1, BNA -1 dhe Vatra -1. Pra edhe Vatra e BNA që formula e parë i lë jashtë.

Në këtë rast, LVV merr 13 mandate, LDK – 10, PDK – 5, AAK – 2, GUXO – 1, KDTP- 1, BNA -1, Vatra -1, LS – 1.

Në zgjedhjet e kaluara, LDK ka pasur 14 mandate, LVV – 10, PDK – 5, AAK – 2 e kështu me radhë.

Gjatë mandatit, ka pasur lëvizje të këshilltarëve nga një subjekt te tjetri.

Kuvendi i kaluar është udhëhequr nga opozita./Mediafokus