Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Gjilanit
Zgjedhjet për asamble komunale në Gjilan, ku për 35 ulëse garuan nëntë subjekte politike: LDK, LVV, PDK, AAK, AKR, LS, Vatra, PDTK, PD.
Sipas rezultateve të deritashme, kur janë numëruar shumica e votave, rreth 94 për qind, numrin më të madh të mandateve e ka fituar LDK-ja, e pasuar nga LVV-ja, PDK-ja, AAK-ja e kështu me radhë.
Nëse deri në fund të numërimit të votave të mbetura nuk ndryshon asgjë, LDK do t`i ketë 14 ulëse, LVV – 10, PDK – 5, AAK – 2, AKR – 1, LS – 1, Vatra – 1 dhe PDTK – 1. PD mund të mbetet pa mandat.
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, LDK e LVV kanë rritje të numrit të këshilltarëve, PDK është po aty, kurse AAK e AKR kanë rënie.
Përbërja aktuale e Kuvendit Komunal, duke i marrë parasysh edhe lëvizjet e kandidatëve nga një subjekt te tjetri gjatë mandatit, është kësisoj: LDK – 10, PDK – 7, LVV – 7, AAK – 3, AKR – 2, Pavarur – 2, Vatra – 1, PDTK -1, LS – 1, PSD – 1./Mediafokus.info/

