Këta ishin disa nga kryetarët e parë të komunave në Kosovë

Shumëkush prej jush nuk i mban mend kush kanë qenë kryetarët e parë të komunave të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e para për pushtet lokal, në vitin 2000, meqë prej atëherë kanë kaluar 22 vite.

Portali Mediafokus.info ju sjellë emrat e disa prej kryetarëve të komunave të mandatit 2000-2004:

Sali Gashi (Prishtinë), Lutfi Haziri (Gjilan), Agim Veliu (Podujevë), Skënder Zogaj (Fushë Kosovë), Hajzer Krasniqi (Vushtrri), Aqif Shehu (Gjakovë), Faruk Spahia (Mitrovicë), Ukë Bytyçi (Suharekë), Ismet Raci (Klinë), Eqrem Kryeziu (Prizren), Shaip Surdulli (Kamenicë), Faik Grainca (Ferizaj), Fadil Ferati (Istog), Ali Laji (Pejë)….

Asnjëri prej tyre, aktualisht nuk është kryetar Komune, disa prej tyre as nuk jetojnë më. Me gjasë Lutfi Haziri ka mbajtur më së shumti mandate, katër sosh, deri në vitin 2019, apo edhe Agim Veliu. /Mediafokus.info