Banorja e parë ishte këngëtarja Rovena Stefa, që hyrjen e bëri me këngën “Bini ju tupana”.

Latino-kosovari, Kevin Edmond, ishte banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, ishte banorja e tretë që hyri në shtëpi.

Banori i katërt është aktori shqiptar Besfort Daka.

Bay T, është banorja e pestë e radhës që futet brenda shtëpisë dhe ajo vjen nga qyteti i Mitrovicës.

Banori i gjashtë është gazetari Vullnet Krasniqi.

Banorja e shtatë që i bashkohet BBVK3, është aktorja Sara Kolami, e cila në klipin e saj u prezantua si një stjuardesë.

Banori i tetë është Leonardo Gashi, lind e rritë në Gjermani, por me origjinë nga Prishtina.

Burim Vatovci është banori i nëntë që i bashkohet BBVK3.

Lejla, ishte banorja e dhjetë e këtij edicioni.

Ndryshe nga banorët e tjerë, Drilon Rama është me profesion boksier që bëhet banori i 11-të.

Humoristi i ‘Portokallisë’ Rrezart Veleshnja bëhet konkurenti i 12-të i shtëpisë më të madhe në vend.

Ndërkaq pas tij u futen: Arioni, Xheneta, Aria, Gjesti, Gresa, Mevlani, Ana dhe Drenusha Latifi.