Këta janë 200 punëtorët shëndetësorë të pranuar për menaxhimin e pandemisë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me emrat e 200 personave të cilët janë pranuar në konkursin për profesionistë shëndetësorë në funksion të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Në konkursin e shpallur në qershor, MSh ka kërkuar 100 mjekë specialistë ose mjekë të përgjithshëm, 62 infermierë, 20 inspektorë sanitarë, 4 specialistë të mikrobiologjisë, 8 laborantë, 6 pozita për staf teknik dhe mbështetës.

Paga për mjekët specialistë do të jetë 704 euro, për mjekët e përgjithshëm – 610 euro, paga për infermierët – 422 euro, për inspektorët sanitar – 520 euro.

Specialistët e mikrobiologjisë do të marrin 704 euro, laborantët do të paguhen me 422 euro, kurse stafi teknik dhe mbështetës me 360 euro për muaj.

Emrat mund t’i gjeni në këtë link.  LINKU