Këta janë 32 deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Në bazë të votave të deritashme, ku janë numëruar 99 për qind të rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, edhe pse garuan të ndara, do të kenë 32 deputetë.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar.
Koalicioni Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare.
Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë.
Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet.
BDI: Izet Mexhiti, Arben Ziberi, Arbër Ademi, Berat Ajdari, Merita Koxhaxhiku. Agim Shaqiri, Ismail Jahoski, Arbana Pasholli, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manajlovski, Xhevat Ademi, Mirsade Emini-Asani, Bajram Kadrija.
BESA: Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi. Bilall Kasami, Fadil Zendeli (RDK)
AAA: Skender Rexhepi, Safije Sadiki
ASH: Abdulla Saliu, Elmi Aziri, Syrija Rashidi, Remzi Memedi, Ziadin Sela, Adnan Neziri, Ilire Dauti, Hysni Ismaili, Halil Snopçe, Artina Qazimi
PDSH: Menduh Thaçi./mediafokus.info

