Këta janë 6 kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se ai bashkë me Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku Rexhepin, Avdyl Aliun, Bardhyl Sylën dhe Dr. Besim Gudën, janë gjashtë kandidatët e Degës së Gjilanit për deputet, të konfirmuar nga këshilli i përgjithshëm i partisë.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së konfimoi gjashtë kandidaturat për deputetë nga Dega e Gjilanit
Unë, bashkë me Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku Rexhepin, Avdyl Aliun, Bardhyl Sylën dhe Dr. Besim Gudën, zotohemi se do t’i përfaqësojmë denjësisht interesat e Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Republikës.
Më 9 shkurt do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. Më 9 shkurt, ne votojmë edhe për Komunën e edhe për Kuvendin e Republikës.
Faleminderit për mbështetjen liderit tonë dhe mikut tim, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe të gjithë qytetarëve ndaj Rrugës së Re!
#ldkgjilan
#bëhundryshimi

