Këta janë aktivistët e PSD’së të cilët u arrestuan sot (Emrat)

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dhjetëra aktivistë në Prishtinë për shkak të grafiteve të vendosura para objektit të Policisë në kryeqytet.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi, janë të arrestuarit e tjerë në aksionin e sotëm.

PSD ka kërkuar lirim të menjëhershëm për të gjithë aktivistët.

“Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të cilët shqiptuan gjoba në vlerë prej 3 milion eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike, aparati policor shtetëror ndërhyri dhunshëm për ta ndërperë aksionin duke arrestuar aktivistët e PSD-së.

Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit. Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen.

Kërkojmë urgjentisht që aktivistet dhe aktivistët të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia”, thuhet në deklaratën e PSD-së.