Këta janë ambasadorët e shkarkuar
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se janë liruar nga pozita të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.
Ja lista:
Nait Hasani, Gjergj Dedaj, Lirim Grajqevci, Avni Arifi, Amir Ahmeti, Arber Vllahiu, Gzim Kasapolli, Shpend Kallaba, Avni Kastrati dhe Ylber Hysa, janë ambasadorët e shkarkuar, për të cilët nga MPJD thonë se u emëruan politikisht.

