Këta janë deputetët me aktakuza që përfaqësojnë popullin
Gjuha joparlamentare, mosvijimi në seanca të Kuvendit apo edhe ardhja sa për t’u nënshkruar për meditje, janë vetëm disa nga shkeljet që i bëjnë deputetët e Kosovës pothuajse çdo herë që kanë ditë pune në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas një raporti të monitorimit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) për vitin 2022, në mesin e 120 deputetëve, 11 prej tyre që përfaqësojnë qytetarët në Kuvend, janë përballur me ligjin gjatë vitit 2023.
Në mesin e 11 deputetëve me aktakuza, kanë prirë deputetët e mazhorancës së Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, duke u ndjekur nga deputetët e AAK-së, PDK-së dhe atyre komunitetet.
Shtatë deputetë të Vetëvendosjes me aktakuza aktive gjatë vitit 2022 janë: Glauk Konjufca, Mimoza Kusari Lila, Artan Abrashi, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi.
Dy deputetë të AAK-së me aktakuza aktive gjatë vitit 2022 janë: Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj.
Deputeti i PDK-së me aktakuzë aktive gjatë vitit 2022 është Xhavit Haliti.
Ndërsa, edhe nga GP MULTIETNIK me dënim të formës së prerë është një deputet, Samra Ilijaz)
Që në për qindje i bie se 9.2% e Kuvendit të Kosovës kanë shkelur ligjin.

