Këta janë deputetët nga Gjilani, ku gratë fituan 7:2
Gjilani ka arritur të sigurojë 9 mandate në Kuvendin e Kosovës, kryesisht përmes LVV-së. I vetmi subjekt tjetër që ka fituar një mandat, është LDK-ja, e cila garoi me 5 kandidatë. PDK e AAK nuk kanë përfaqësues nga kjo komunë, derisa NISMA nuk e kaloi pragun, shkruan Mediafokus.info
Sa i përket kriterit gjinor, gratë nga kjo komunë e pjesës lindore të Kosovës, kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke siguruar 7 nga gjithsej 9 ulëse në Kuvend.
Më e votuara doli Labinotë Demi Murtezi – me 19.970 vota në nivel vendi. Në Gjilan, ajo mori 7.283 vota.
Shqipe Mehmeti Selimi (e martuar në Drenicë, ku edhe është kandiduar) ka marrë 18.522 vota. Vendlindja e saj, Gjilani, i dha 3.294 vota.
Alban Hyseni, njëri nga dy burrat fitues të mandateve në këto zgjedhje, ka marrë 15.225 vota, 11.595 prej tyre në Gjilan. Hyseni është kandidati më i votuar në Gjilan.
Arbëreshë Kryeziu Hyseni ka marrë 14.261 vota, 9.776 prej tyre në Gjilan. Ky është jetë mandati i dytë i saj në Kuvendin e Kosovës.
Arijeta Rexhepi ka siguruar 11.253 vota në nivel vendi dhe 8.299 prej tyre në Gjilan, ku ajo ishte anëtare e Kuvendit Komunal deri tani.
Doarsa Kica Xhelili nga Lista e Vjosa Osmanit ka siguruar 10.604 vota dhe 1.045 prej tyre në Gjilan.
Aktorja Adriana Matoshi, e kandiduar në Prishtinë, ka marrë 10.403 në tërë vendin, ndërsa në vendlindjen saj, Gjilan, 2.698 vota.
Luan Aliu pjesën më të madhe të votave – 6.678 i ka siguruar në Gjilan, derisa në nivel vendi ka marrë gjithsej 9.337 vota.
Ndërkaq, Valentina Bunjaku Rexhepi, deputetja e vetme e LDK-së, ka marrë gjithsej 5.775 vota dhe prej tyre 3.675 në Gjilan. /Mediafokus.info

