Këta janë emrat më të përdorur për vajza dhe djem në Kosovë gjatë vitit 2024

Një ndër vendimet më të rëndësishme dhe të veçanta për prindërit është zgjedhja e emrit të fëmijës së tyre. Kjo traditë ka pasur ndryshime vitet e fundit, me prindërit që gjithnjë e më shumë po preferojnë emra të shkurtër dhe të thjeshtë.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në nëntë muajt e parë të vitit 2025 kanë lindur gjithsej 20,051 foshnja dhe ky vit ka sjellë një lëvizje interesante në zgjedhjen e emrave.

Për djem, emrat më të shpeshtë ishin Troi, i cili u pagëzua me 151 foshnja, dhe Nil, me 130 foshnja.

Emra të tjerë të popullarizuar për djem ishin Rejan, Amar dhe Jon, secili me nga 91 foshnja.

Edhe për vajza, emrat e shkurtër mbizotëruan këtë vit. Emri më i preferuar ishte Dua, me 376 vajza që morën këtë emër.

Pas tij, emrat Ajla, Hana dhe Inara u zgjodhën masivisht, me 312, 281 dhe 230 vajza, përkatësisht. Edhe emri Bora ishte gjithashtu i popullarizuar, me 90 vajza që morën këtë emër.

Ky trend tregon se prindërit kosovarë po preferojnë emra të shkurtër, modernë dhe me kuptim të veçantë për pasardhësit e tyre.

Opsioni “kërko emrin” u mundëson qytetarëve e regjistruar si nënshtetas të Kosovës  të krahasojnë shpërndarjen e emrit të tyre në qytetet e Kosovës.