Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetarë Komunash

Lidhja Demokratike e Kosovës, me unanimitet të plotë, ia votuar dhe zyrtarizuar listën e kandidatëve për kryetarë Komunash në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Pas një procesi të brendshëm konsultativ, të ndërtuar mbi besim, unitet të plotë si rrallëherë më parë; dhe përkushtim të sinqertë, LDK sjell para qytetarëve më të mirët që ka – një ekip përfaqësuesish të jashtëzakonshëm, me dije dhe me vizion të qartë për zhvillimin e qyteteve tona, ka thënë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK.

Disa prej tyre janë udhëheqës të dëshmuar – figura që kanë rikthyer besimin në qeverisje, që kanë mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe kanë sjellë projekte e zhvillim konkret në komunat e tyre.

Të tjerët janë energjia e re që vjen me pasionin e ndryshimit – njerëz që janë gati të marrin përgjegjësi atje ku sot mungon dija dhe drejtimi.

✅ Përparim Rama – PRISHTINË
✅ Imri Ahmeti – LIPJAN
✅ Xhafer Gashi – OBILIQ
✅ Besnik Osmani – FUSHË KOSOVË
✅ Ekrem Hyseni – PODUJEVË
✅ Gazmend Heta – DRENAS
✅ Xhafer Tahiri – VUSHTRRI
✅ Gëzim Plakolli – MITROVICË
✅ Gazmend Muhaxheri – PEJË
✅ Ilir Ferati – ISTOG
✅ Bexhet Xheladini – DRAGASH
✅ Driton Selmanaj – PRIZREN
✅ Ardian Shala – SUHAREKË
✅ Visar Azemi – FERIZAJ
✅ Kastriot Shabani – SHTIME
✅ Valmir Ahmeti – SHTËRPCE
✅ Sokol Haliti – VITI
✅ Arbër Ismajli – GJILAN
✅ Bajrush Ymeri – NOVOBËRDË
✅ Ruzhdi Shehu – JUNIK
✅ Shefqet Shehu – GJAKOVË
✅ Jeton Mushkolaj – DEÇAN
✅ Burim Krasniqi – RAHOVEC

Në ditët në vijim, do të zyrtarizohen edhe kandidatët për Malishevë, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik, siç do të finalizohet dhe lista e mbi 990 këshilltarëve lokalë me të cilet garojmë në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat.