Këta janë kandidatët nga Gjilani që kishin garuar për deputetë në vitin 2010
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010, Gjilani garoi me rreth 30 kandidatë, të cilët ishin përfshirë në listat e subjekteve politike, por vetëm 5 prej tyre arritën të fitojnë mandate.
PDK garoi me: Zenun Pajazitin, Hydajet Hysenin, Basri Musmuratin, Salihe Mustafën, Shefik Surdullin e Nijazi Idrizin.
Mandatin e fituan Zenun Pajzaiti e Salihe Mustafa.
LDK garoi me Lutfi Hazirin, Lirije Kajtazin, Ismajl Jonuzin dhe Halili Bllacën, i cili e kishte zëvendësuar Fatmir Rexhepin që ishte tërhequr nga kandidatura.
Mandate kishin fituar Lutfi Haziri e Lirie Kajtazi.
LDD-ja kishte përfshirë në listën e saj më së shumti kandidatë: Xhemajl Hysenin, Dritë Maliqin, Valentina Bunjaku-Rexhepin, Besim Gudën, Samir Ramadanin dhe Saranda Bllacën.
Asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë mandat në Parlament.
AAK-ja garoi me Ahmet Isufin dhe Xhevat Demirin, AKR me Omer Dakun, PSD me Selver Xhelilin, PD me Arianit Sllamnikun dhe kështu me radhë.
Mandat fitoi vetëm Ahmet Isufi.
Vetëvendosje garoi me Ismajl Kurteshin, Bejtush Isufin, Avni Rudakun, Nexhmedin Shaqirin, Shkurte Aliun dhe të tjerë.
Asnjëri nuk arriti të sigurojë ulëse në Parlametin e Kosovës.
Në zgjedhjet e sivjetme (2021) në listat zgjedhore gjenden vetëm tre nga kandidatët e atëhershëm: Lirije Kajtazi e Ahmet Isufi që u kanë qëndruar besnikë subjekteve të tyre si dhe Valentina Bunjaku e cila tani garon në listën e LDK-së./Mediafokus.info


 
 
 
						 
						