Këta janë kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve
UEFA hedh sot në Paris shortin për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Turneu i cili ka zëvendësuar miqësoret në kontinent, po tërheq mjaft interes edhe për faktin se u mundëson ekipeve kombëtare që të ndeshen me rivalë të të njëjtit nivel.
Megjithatë, ka edhe përjashtime dhe kjo shihet nga fakti që në Ligën B, ku gjendet edhe Shqipëria, në vazon e parë ka kundërshtarë si Anglia, që normalisht pritet të jenë në ligën elitare.
Renditja dhe ndarja në vazo, janë bërë në bazë të rezultateve të arritura në këtë turne në edicionin e mëparshëm.
LIGA C
Grupi C1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
Grupi C2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*
Grupi C3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi C4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni
LIGA D
Grupi D1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
Grupi D2: Moldavi, Malta, Andorra
Tani e ka radhën Liga B ku bën pjesë edhe Shqipëria, me serbin Aleksandar Kolarov si ambasador për shortin.

