Këta poetë janë përzgjedhur për të lexuar Orën e madhe letrare

Krijues të interesuar nga hapësira e gjithmbarshme shqiptare e më gjerë, mes datës 22 dhjetor 2021 – 20 janar 2022, shfrytëzuan të drejtën e konkurrimit në konkursin anonim letrar “Flaka e Janarit” 2022 si dhe në konkurrimin e hapur për të lexuar në Orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, 2022, në masë të kënaqshme.

Grupi i punës i kësaj pjese letrare, pas vlerësimit të poezive të arritura për lexim në Orën e madhe letrare, ku edhe jepet Çmimi kryesor letrar i këtij manifestimi, “Pena e Flakës”, përzgjodhi këtë listë poetësh, të cilët njëkohësisht edhe ftohen të vijnë e të marrin pjesë edhe fizikisht, në përputhje me masat anti-Covid dhe, njëkohësisht edhe ta vazhdojnë garën finale për çmimin ‘Pena e Flakës’: Afrim DEMIRI, Agim DESKU, Alisë BEKTESHI, Alketë BALLKAMENI, Alketë SPAHIU, Arsim Halili, Asja MUNGECI, Avni DEHARI, Biser MEHMETI, Blertë BAFTJARI, Bujana XHINDOLI, Dhimitri POJANAKU, Hajdin MORINA, Kaltrinë UKA, Kasam SHAQIRVELA, Klejdë PLANGARICA, Linditë Ramushi DUSHKU, Lirije GASHI, Liza Pllana MALOKU, Maxhun OSMANAJ, Nazmije HASANI, Njazi RAMADANI, Odise PLAKU, Preng MACA, Ramë ORACA, Qazim THAÇI, Rozafë SHPUZA, Sadije ALITI, Selvete ABDULLAHU, Xheladin MJEKU.

Ora e madhe letrare e Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e janarit 2022” mbahet në Bibliotekën e qytetit, më 31 janar 2022, duke filluar nga ora 16:00.

Gjatë pauzës, derisa Juria letrare të vendos për Çmimin “Pena e Flakës”, do të komunikohen rezultatet e konkursit anonim letrar (me shifër), për vendet e para në poezi si dhe tri vendet e para për tregim të shkurtër, në përputhje të plotë me kriteret e konkurrimit.