Këtë numër do ta ketë Lutfi Haziri në listën zgjedhore të LDK-së
Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, do ta ketë numrin 5 në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, mëson Mediafokus.info nga burimet brenda kësaj partie.
Sipas këtyre burimeve, kështu do të duket dhjetëshja e parë e LDK-së:
Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lufi Haziri, Avdullah Hoti, Anton Quni, Jehona Lushaku, Ferid Agani, Ukë Rugova.

