Këto aktivitete i ka paraparë Gjilani më 28 nëntor
Komuna e Gjilanit do t’i realizojë disa aktivitete më 28 nëntor, duke respektuar rregullat kundër përhapjes së pandemisë, raporton Mediafokus.info.
Ja ftesa e dërguar nga Komuna e Gjilanit:
Ftesë/Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Gjilanit për 28 nëntor 2020
Të nderuar/a,
Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Gjilanit për 28 nëntor, duke respektuar në mënyrë strikte rregullat kundër përhapjes së COVID-19, është si vijon:
09:30 – Homazhe tek lapidari i Abdullah Tahiri
10:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
10:20 – Homazhe tek Idriz Seferi dhe tjeret
10:30 – Te rinjte ne kulture dhe edukim – (Çerdhja e femijeve ne Dardani)
11:00 – Ndarja e cmimeve Idriz Seferi, Agim Ramadani dhe Heroina e Qytetit (Zyra e Kryetarit)
11:30 – Shenjezimi i pllakave te falenderimit per shtetet mike (tek Çarshia e Gilanit ne qendër)
20:00 – Koncert festiv i AKV GJILANI – Salla e Teatrit te Qytetit – LIVESTREAM
(Foto: Valdrin Halimi)

