Këto femra i presin flokët vetëm njëherë në jetën e tyre
Femrat e një grupi etnik në Kinë, sipas traditës së vjetër, gjatë gjithë jetës së tyre i presin flokët vetëm njëherë, përcjellë express.
Pjesëtaret femra të grupit etnik Yao në Kinë, i presin flokët vetëm njëherë në jetën e tyre dhe atë e bëjnë para se të martohen. 60 gratë e fisit kanë flokët më të gjata se 3 metra, ndërsa njëra ndër to ka flokët 7 metra.
Vendaset përdorin ujin e orizit për të larë flokët e tyre, dhe ky është sekreti i tyre për t’i mbajtur flokët më të shëndetshme, shkëlqyese dhe të buta.
Nëse mendoni se Rapunzel mund ta gjeni vetëm në përralla, atëherë njoftohuni me gratë e fshatit Huanglou në jug-perëndim të Kinës.



