Këto fshatra të rajonit të Gjilanit nuk duhet ta përdorin për pije ujin

Kompania “Hidromorava” në Gjilan, ka njoftuar konsumatorët, të cilët furnizohen me ujë nga sistemet e veçanta në zonat rurale siç është Zhegra, Dobërqani, Koretishta, Llovca, Bilinica, Rajoni i Novëbërdës, Pozherani, Tërsteniku, Sadovina e Jerlive dhe Sadovinëla e Çerkezëve që ujin të mos e përdorin për pije deri në një njoftim tjetër.

Në njoftim thuhet se si pasojë e reshjeve atmosferike, ka lëvizje të vlerave parametrike të ujit, andaj ftohen konsumatorët që ujin e ujësjellësit të mos e përdorin për pije, por vetëm për nevoja sanitare.

Stafi i laboratorit të KRU ”Hidromorava” Sh.A Gjilan, është duke e përcjellë vazhdimisht cilësinë e ujit dhe në momentin që kemi vlera brenda normave të lejuara, ne do t’ju informojmë me kohë.
Ju falemnderojmë për mirëkuptim!
Për çdo informatë shtesë, ju lutemi na kontaktoni në telefonat: 044/983 071 dhe 0280 326980, kujdestaria inaktive: 044/719 813, thuhet në njoftim.