Këto janë fytyrat e vjetra që mbetën jashtë Këshillit të ri të LDK-së
Fatmir Sejdiu, Skender Hyseni e Melihate Tërmkolli, janë disa nga emrat që mbeten jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ishte nga anëtarët më të zëshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
E kjo, duket se i kushtoi Naser Rugovës.
Në Kuvendin e 8-të zgjedhor të LDK-së të dielën, ai nuk arriti të bëhej pjesë e 131 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
E fat të ngjashëm me të, kishte edhe Melihate Tërmkolli e Adem Salihaj.

