Këto janë Heroinat e Gjilanit
Tri gra të dëshmorëve në Gjilan mbajnë epitetin “Heroinat e Qytetit”.
Ato janë Fatime Ahmeti (gruaja e Pajazit Ahmetit), Hyrije Baftiu (gruaja e Sahit Baftiut dhe nëna e Kastriot Baftiut) dhe Mevlide Hyseni (gruaja e Ramadan Hysenit), me motivacion për kontributin e dhënë për të mirën e vendit.
Ato kanë dhënë më të shtrenjtën dhe më të çmuarën e tyre, kanë sakrifikuar njerëzit më të dashur të tyre.
Gjaku i më të dashurve të tyre bën dritë sot mbi paqen dhe lirinë e Kosovës.
Çmimet atyre iu ndanë nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /MediaFokus/

