Këto janë kërkesat që Shaip Kamberi ia dorëzoi Vuçiqit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar të hënën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa sot ka publikuar listën me kërkesa, të cilat ia ka adresuar atij.
Sipas tij, kërkesat kanë të bëjnë me afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
“Për të qenë sa më transparent, po publikojmë dokumentin me kërkesat që i konsiderojmë të nevojshme për marrjen e masave në vijim, për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, që kemi dorëzuar në takimin me presidentin Vuçiq!”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.
Në dokument, kërkohet që shpejt të realizohet angazhimi në punë i personelit shëndetësor në Preshevë, konform dy konfuzioneve të nxjerra të Qeverisë dhe eliminimi i padrejtësive në punësimin e kuadrove në polici.
Ndër të tjera, në kërkesa theksohet edhe njohja e diplomave e cila duhet të jetë çështje javësh, teksa thuhet se me njohjen e diplomave hapet rruga për fillimin e implementimit të pikës së parë të Planit 7 pikësh, atë të integrimit të plotë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.


