Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë sot në fuqi

Nga sot, në Kosovë pritet të hyjnë në fuqi masat e reja, ku përfshihet heqja e orës policore dhe lirim i masave në gastronomi.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi.

Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e shoqatës së gastronomëve.