Këto janë përgatitjet e PSD-së për protestën e nesërme
Partia Socialdemokrate ka publikuar foto të aktvistëve për protestën që pritet të mbahet nesër në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës.
PSD-ja ka shkruar se janë gati e tash le të bëhet gati qeveria.
“Ne jemi gati. Tash le të bëhet gati Qeveria”, thuhet në postimin e PSD-së.
Protesta pritet të mbahet nesër (të shtunën) nga ora 14:00.

