Këto janë propozimet e LDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë propozimet e saj për deputetë të Kuvendit të Kosvës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas listës që ka siguruar GazetaBlic, shihet se kryesia e kësaj partie ka propozuar gjithsej 90 kandidatë. Në listë shihet se në garën zgjedhore të 14 shkurtit për herë të parë do marr pjesë edhe Adnan Merovci.

Në këtë listë është edhe eksperti i sigurisë në vend, Nuredin Ibishi. Po ashtu, pjesë e kësaj liste është edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovë në këto zgjedhje do të garojë me kandidatin e saj për kryeministër, Avdullah Hoti.Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.