Këto janë rezultatet për 1977 mostra të testuara në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
– Nga 1.977 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.
– Në total numri i rasteve aktive është 345.

