Këto janë simptomat që ju tregojnë se po e teproni me kafe

Shumica e njerëzve nuk e nisin ditën pa pirë kafe. Kjo pije specifike ka shumë përfitime, më e rëndësishmja përmbajtja e saj e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole).

Megjithatë, kafeja duhet të konsumohet me masë, përndryshe mund shkaktojë efekte anësore në organizëm.

Përveç çrregullimit të gjumit dhe nervozizmit, këto janë tre simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë:

Aciditeti

Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

Dhimbja e kokës

Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

Diureza e rritur

Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çajin.