Këto janë të gjithë kombëtaret pjesëmarrëse të Kupës së Botës 2026 – mësoni grupet e kompletuara
Lista e plotë e kombëtareve pjesëmarrëse për Kupën e Botës 2026, e cila do të luhet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë, është kompletuar tani.
Edicioni i sivjetmë të jetë edicioni i parë i zgjeruar i Kupës së Botës me 48 ekipe, të ndara në 12 grupe, dhe pas raundeve të fundit kualifikuese, vendet e fundit bosh në turne janë mbushur.
Fillimisht ishin skuadrat evropiane si Turqia, e cila mundi Kosovë, Suedia, e cila mposhti Poloninë dhe fitoret e mëdha në penallti të Bosnja e Hercegovinës që eliminoi Italinë dhe Çekisë që eliminoi Danimarkën, transmeton telegrafi.

