Këto janë tre shenjat e para kur prekeni nga koronavirusi

Mjeku Tritan Kalo, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, tha se nëse një person ka kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet të njoftojnë menjëherë urgjencën.

Këto janë 3 shenja madhore: Së pari kollë dhe teshtitje të fuqishme, së dyti – temperaturë dhe së treti – frymëmarrje e rënduar.

Në këto raste është i justifikuar apelimi i urgjencës dhe adresimi në shërbimin e sëmundjeve infektive.

Nuk lejohet vetëlëvizja. Kjo është shumë gabim për dy arsye: E para nuk është paravlerësuar dhe e dyta nëse vjen me mjetin tënd riskon edhe persona të tjerë.

Si rregull, kjo është e përcaktuar me protokoll, individët që kanë kontakt me të sëmurë të deklaruar, duhet ose të qëndrojnë në shtëpi, kur nuk kanë shenja të insuficiencës dhe ato që kanë shenja të lidhur ose jo me covid 19 duhet të adresohen në shërbimet përkatëse./mediafokus.info