Këto janë vendimet që pritet të merren në mbledhjen e sotme të qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pritet të mbledhë kabinetin qeveritar, duke filluar nga ora 10:00.
Në rendin e ditës, Qeveria ka 12 pika që do t’i shqyrtojë dhe votojë.
Në mesin e rendit të ditës është edhe themelimi i grupit punues për anëtarësim të Kosovës në Organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës.



