Këto lagje nuk do të kenë sot ujë deri në ora 17:00

Kompania e ujit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se sot, me 22 dhjetor 2021, për shkak të punimeve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej FPU Velekincë deri në Gjilan, nga ora 9:00 deri 17:00 në disa lagje.

Ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë në ‘Idriz Seferi’, Livoç i Ulët, Hysen Terpeza, rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, Kodra e Dëshmorëve si dhe Lagjja e tetë.

Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubinetet tuaja do të jetë i turbullt për disa minuta shkaku i zbrazjes.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni: 044983071, 0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.