Këto lloje të ushqimeve janë përgjegjëse për 90 për qind të alergjive ushqimore
Dr. Anila Kalleshi, dietologe klinike
Alergjitë ushqimore janë reagimi abonormal i sistemit tuaj të imunitetit (pjesa e trupit tuaj e cila lufton infeksionet) ndaj një ushqimi të caktuar. Këto reagime mund të jenë të buta apo edhe të ashpra.
Intoleranca ndaj ushqimeve të caktuara nuk është koncept i njejtë me alergjitë ushqimore. Intoleranca ndaj ushqimeve shkakton reagime të pakëndshme (si fryerja, gazrat, therrje të barkut), këtu nuk përfshihet fare sistemi juaj i imunitetit.
Simptomat e alergjisë ushqimore
Simptomat e alergjive ushqimore zakonisht janë të menjëhershme. Simptomat më të zakonshme të alergjive ushqimore janë:
Gungat e mëdha në lëkurë, enjtja, kruarja e lëkurës, kruarja në gojë, shije metalike në gojë, kollitja, vështirësi në frymëmarrje apo gulçitja, ngushtimi i fytit, diarrea, vjellja.
Personit gjithashtu mund t’i krijohet ndjenja se diçka e keqe do të ndodhë, të ketë lëkurë të zbehur (si pasojë e shtypjes së ultë të gjakut), apo të humb vetëdijen. Sëmundjet kronike të cilat më së shpeshi asociohen me alergjitë ushqimore janë ekzema (sëmundje e lëkurës) dhe asma ( probleme me frymemarrjen).
Alergjitë ushqimore mund të jenë vdekjeprurëse nëse janë të ashpra dhe shkaktojnë një reagim të quajtur anafilaks. Ky reagim i bllokon kanalet tuaja të frymëmarrjes dhe vështirëson procesin e frymëmarrjes.
Çfarë i shkakton alergjitë ushqimore?
Megjithëse njerëzit mund të jenë alergjikë ndaj një sërë ushqimesh, shumica e tyre janë alergjikë ndaj farave të ndryshme, kikirikëve, qumështit, vezëve, sojës, grurit, peshkut dhe ushqimeve të tjera të detit si guacat apo morlusqet. Këto 8 lloje të ushqimeve janë përgjegjëse për 90 përqind të alergjive ushqimore.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga alergjitë ushqimore, janë alergjikë në më pak se 4 prej këtyre ushqimeve.
Për më tepër, studimet kanë zbuluar sa disa shtues të ushqimeve, si ngjyra artificiale e verdhë ushqimore dhe ëmbëlsuesit artificialë shkaktojnë më shumë probleme te disa njerëz. Sheqernat dhe yndyrnat nuk asociohen me alergjitë ushqimore.
Si diagnostikohen alergjitë ushqimore?
Nëse keni pasur një reagim te pazakontë ndaj një lloji të ushqimi, vizitohuni te mjeku juaj. Ai apo ajo do të shqyrtojë simptomat tuaja, do t`ju pyes për historikun tuaj mjekësor. Mjeku do t`ju bëjë edhe një test eleminimi (ju i hiqni të gjitha ushqimet në të cilat dyshon mjeku juaj nga shujtat tuaja dhe pastaj i shtoni ato gradualisht një nga një), analiza të gjakut dhe lëkurës.
A mund të parandalohen alergjitë ushqimore?
Në rastet kur diagnostikoheni se keni alergji ndaj një ushqimi mos e konsumoni më atë ushqim. Nëse jeni alergjik ndaj ndonjë ushqimi, lexoni përbërjen e ushqimeve të gatshme që blini. Mjeku juaj mund t`ju ndihmojë se si t’i shmangeni ngrënies së ushqimeve të gabuara.
Nëse fëmija juaj ka alergji ushqimore, jepni listën e këtyre ushqimeve shkollës që ata vijojnë në mënyrë që tu shmangeni incidenteve. Mësojuni fëmijëve tuaj se si të veprojnë në rastet kur ata kan ngrënë padashje një nga këto ushqime. Nuk ekziston ndonjë ilaç për alergjitë ushqimore.
Mjekimi i alergjive ushqimore
Duke pasur parasyshë se nuk ka ndonjë ilaç kundër alergjive ushqimore, mjeku juaj do t`ju jap antihistamine dhe ilaçe që përmbajnë steroide për rastet kur reagimet alergjike janë të buta (kruarje, teshtitje, gunga apo skuqje në lëkurë).
Reagimet më të ashpra trajtohen me një lloj të ilaçit të quajtur epinephrine. Ky lloj i ilaçit jepet sa më shpejt, në mënyrë që të shpëtohet jeta juaj.
Nëse ju apo fëmija juaj vuani nga reagimet e ashpra alergjike, mjeku juaj mund t`ju jap udhëzim për të mbajtur gjithmonë me vete një gjilpërë me epinephrine. Mjeku juaj do t`ju mësoj se si dhe kur ta injektoni këtë gjilpërë.
Personat që janë duke pasur reagime të ashpra alergjike duhet të dërgohen në emergjencë me anë të ambulancës pasiqë sasia e adrenalinës që përhapet nëpër trup mund të jetë e rrezikshme. Mjeku mund të përshkruaj ilaçe për ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, frymëmarrjes apo metabolizmit.
Jeta me alergji ushqimore
Jeta me alergji ushqimore mund të iu shkaktojë frikë dhe ankth kur jeni duke u ushqyer në restaurant apo te shtëpia e dikujt tjetër. Ju do të brengoseni se mos ushqimi që iu shkakton juve alergji është përzier diku në shujtën tuaj. Për më tepër nëse vuani nga shumica e 8 ushqimeve të lartpërmendura, ju mund të ndiheni të frustruar nga limitimi i ushqimeve që mund të konsumoni.


