Këto rajone të Kosovës nuk do të kenë nesër energji elektrike
KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjetin energjetik dhe projekteve investuese, nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokalitete.
Rajoni i Prishtinës
NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
TS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.
Arsyeja: Punime në rrjetin e tensionit të ulët.
Rajoni i Prizrenit
NS TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Randobrava (kodi: 30034010) prej orës 10:00 deri në ora 11:30
Vendet: Randobravë, Retije e Ulët dhe Retije e Epërme.
Arsyeja: Montimi i GM kontrolluese (i djegur së bashku me ormanin e trafostacionit) TS Randobrava I.
Rajoni i Ferizajt
NS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërprehet NS 10/0.4kV Stabiliment TS Hasan Prishtina 630TS që do të mbesin pa tension prej orës 09:00 deri ne ora 21:00:
TS 10/0.4 kV TS Shën Jeronimi (Kodi: 40000033201)
TS 10/0.4 kV f&a inxhinjeringu, Ndërtesa, rr. TIRANA (Kodi: 40000033206)
TS 10/0.4 kV TS Fakulteti I Shkencave Aplikative (Kodi: 40000033257)
TS 10/0.4 kV TS Qendra e Kompetencës (Kodi: 40000033247)
TS 10/0.4 kV TS Kisha Katolike I (Kulla) (Kodi: 40000033208)
TS 10/0.4 kV TS Kisha Katolike II (banesat) (Kodi: 40000033209)
TS 10/0.4 kV TS Kisha Katolike III (MBTS) (Kodi: 40000033210)
TS 10/0.4 kV TS-RE-ING (Kodi: 40000033204)
TS 10/0.4 kV TS Pylltaria (Kodi: 40000033203)
Vendet: Kisha katolike, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Shkolla fillore ‘Vezir Jashari’, Shkolla e mesme ekonomike ‘Faik Konica’, një pjesë e rr. ‘Rexhep Bislimi’, një pjesë e rr. ‘Remzi Hoxha’.
Arsyeja: Energjizimi i kabllove të reja.

