Këto shtete futen në “Listën e Zezë” të Zvicrës nga 2 gushti

Nga dita e hënë, 2 gusht, Zvicra do të klasifikojë shumicën e shteteve jashtë zonës Shengen si vende me rrezik.

Qeveria federale ka publikuar sot një listë të re e cila tregon se cilat shtete konsiderohen vende me rrezik për Zvicrën.

Edhe Turqia do të shpallet vend me rrezik, ashtu si Rusia, Brazili dhe Britania e Madhe.

Me pak përjashtime, vendet jashtë Evropës preken pothuajse të gjitha.

Në këtë listë do të jenë të gjitha shtetet dhe rajonet jashtë zonës Shengen, me përjashtim të shteteve si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Shtetet e Bashkuara dhe të tjera.