Këto tri rrugë në qytetin e Gjilanit do të bllokohen nesër
Me rastin e manifestimit të ditës së çlirimit të qytetit të Gjilanit, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të ndërmerr aktivitete me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt për sigurimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive ku do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore në kremtimin e ditës së çlirimit të qytetit të Gjilanit.
Më këtë rast Stacioni Policor Gjilan ka përgatitur një plan operacional i cili do ta filloj së zbatuari me datën 15/06/2022 me qëllim për të ua lehtësuar lëvizjen personaliteteve pjesëmarrëse dhe qytetarëve që marrin pjesë në këtë manifestim.
Më datën: 15/06/2022 nga ora 10:00 deri në ora 11:00 do të jenë të bllokuara për qarkullim të automjeteve rrugët si në vijim rrugët ‘Ibrahim Rrugova’ (nga rrethi para teatrit), ‘Idriz Seferi’ (prej rrethi tek fillimi i parkut) dhe rruga që shpije te Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Gjilanit.
Luten qytetarët për mirëkuptim!

