Këto ushqime ju bëjnë të lumtur, mos i anashkaloni

Komunikimi mes stomakut dhe trurit është shumë kompleks dhe ndikimi në humorin tonë është i fortë.

Nëpërmjet ushqimit, njeriu mund të përmirësojë nivelin e baktereve të mira në stomak dhe rrjedhimisht ta mbajë trurin të lumtur.

Produktet e mëposhtme ju ngrejnë humorin dhe zbusin simptomat e këtij çrregullimi mendor.

Vitamina C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi dhe trurin në veçanti.

Ajo është përgjegjëse për sintetizimin e transmetuesve nervorë dhe luftimin e radikaleve të lira të cilat nxisin inflamacionin. Vitaminën C e gjeni tek portokalli, specat, brokoli dhe luleshtrydhet.

Acidi Folik

Në këtë rast, kemi të bëjmë me të ashtuquajturën vitamina B9 e cila ndihmon në rritjen e niveleve të serotoninës. Këtu futen barishtet jeshile të stinës, fasulet, kikirikët dhe frutat.

Acidet Yndyrore Omega-3

Këto acide të dobishme që gjenden tek arrorët dhe produktet e peshkut mirëmbajnë qëndrueshmërinë mendore, përmirësojnë përqendrimin dhe pengojnë shfaqjen e depresionit. Ato i gjeni tek peshku, avokado dhevaji i peshkut.

Mineralet

Mineralet si kalçiumi dhe magnezi janë të dobishëm kundër depresionit sepse ndihmojnë në prodhimin e transmetuesve nervorë. Magnezin e gjeni tek bananet, bajamet dhe bishtajotrët.

Kaliumi

Ky mineral është i dobishëm sepse qetëson sistemin nervor, e bën njeriun më pak të acaruar dhe Lufton depresionin.

Ushqimet më të mira kundër drepresionit janë: barishtet e egra, arrorët, farat, kakaoja, vezët, avokado, agrumet, kosi, fasulet dhe drithërat e plota./agroweb/