Këto ushqime mund të shkaktojnë bllokimin e enëve të gjakut

Ushqimet e shijshme nuk do të thotë se janë edhe të shëndetshme. Disa prej tyre mund të ndikojnë në bllokimin e arterieve, duke rritur kështu rrezikun e problemeve kardiovaskulare.

Ekspertët e nutricionit paralajmërojnë për katër lloje ushqimesh që mund të dëmtojnë shëndetin e arterieve:

Petullat

Petullat janë një ushqim i preferuar nga shumë persona, por konsumimi i shpeshtë i tyre mund të kontribuojë në bllokimin e arterieve.

Shumica e petullave përmbajnë miell të rafinuar, sheqer dhe yndyrë, të cilat mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun e diabetit.

Diabeti është një faktor i njohur rreziku për sëmundjet e zemrës.

Proshuta

Proshuta, veçanërisht ajo e tymosur dhe e përpunuar, është e pasur me natrium dhe yndyrë të ngopur, të cilat mund të rrisin presionin e gjakut dhe të dëmtojnë enët e gjakut.

Konsumi i proshutës stimulon prodhimin e kolesterolit të dëmshëm (LDL) në mëlçi, duke rritur mundësinë e zhvillimit të arteriosklerozës, një sëmundje që ngushton arteriet dhe pengon qarkullimin e duhur të gjakut.

Picat

Pica, sidomos ato të përgatitura me djathë të pasur në yndyra të ngopura dhe produkte të përpunuara si salsiçet dhe sallami, mund të rrisin ndjeshëm nivelet e kolesterolit të keq (LDL), duke kontribuar në bllokimin e arterieve.

Ky lloj ushqimi, përmban yndyra trans që ngushtojnë arteriet dhe e rrisin ngarkesën mbi zemër.

Një alternativë më e shëndetshme është përgatitja e picës në shtëpi me brumë integral, perime dhe djathë me pak yndyrë.