Këto ushqime nuk ju lejojnë të jetoni 140 vjet
Hetem Ramadani po vazhdon të jap këshilla sa i përket shëndetit, i cili, sipas tij varet drejtpërdrejt nga mënyra e të ushqyerit. Ai rekomandon zbrazjen e frigoriferit nga ushqimet ‘budalla’ për ata që duan të jetojnë shëndetshëm dhe gjatë, deri në 140 vjet. Por, mbetet të shihet sa do të jetojë gjatë vetë Ramadani me formulën e tij.
Ai ka zgjuar kureshtjen e të gjithë shqiptarëve me prezantimin e formulës “magjike” mbi shërimin e disa sëmundjeve pa ilaçe dhe të jetuarit deri në 140 vjeç, duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke medituar.
Ramadani e ndan ushqimin në ‘ushqim intiligjent’ dhe ‘ushqim budalla’ dhe që duhet ta largojmë nga frigoriferi janë:
-Duke filluar nga lëngjet e frutave, frutat Zoti i ka bërë për t’i ngrënë dhe jo për t’i pirë.
-Majoneza duhet të hiqet, përmbanë elementë që i bëjnë dëm trupit të njeriut dhe duhet të hidhet.
-Ketchup dhe mustarda e bëjnë trupin të varur dhe duhen hedhur.
-Salca po ashtu përmban konservantë.
-Veza nga pula që nuk e ka parë diellin dhe që nuk është ushqyer në mënyrë natyrale nuk duhet të konsumohet.
-Edhe reçeli nuk duhet të konsumohet.
-Edhe kosi jo natyral nuk duhet konsumuar.
-Margarina nuk duhet konsumuar.
-Qumështi po ashtu është laktozë, sheqer dhe burim i kancerit.
-Asnjëherë në shtëpinë tuaj mos blini torta apo kekë të gatshëm.
-Djathi i lopës me plastikë nuk duhet konsumuar.
-Pulat hormonale janë burim kanceri, nuk duhen konsumuar.
Ushqimet që duhet të konsumojmë:
-Vera e kuqe mund të konsumohet, 2 gota për gra dhe një për burra.
-Gjalpi nëse është natyral mund të konsumohet.
-Uji është burimi i jetës dhe duhet konsumuar.
-Frutat duhen konsumuar, por mos i mbani në frigorifer.
-Karrota po ashtu është shumë e mirë për t’u konsumuar, por nuk duhet të qëndrojë në frigorifer.
-Domatet janë shumë të mira, por kur konsumohen duhet t’i heqim lëkurën dhe farat.
-Specat po ashtu janë shumë të mira.
-Lakra, lulelakra, brokoli, sallata jeshile, spinaqi, preshi, qepa e kuqe, erëzat, majdanozi.
-Boronica është shumë e mirë
-Mëlçia duhet të qëndrojë në frigorifer.
-Sardelet janë shumë të mira, është mirë të konsumohen 3-4 herë në javë.
-Mishi nëse është bio është shumë i mirë.

