A mundet që dremitjet prej 20-30 minutash të krijojnë një fuqi punëtore më produktive dhe të kenë një ndikim pozitiv në humor, përqendrim dhe vëmendje?

Në disa vende kjo jo veçse nuk shihet negativisht, përkundrazi inkurajohet fuqishëm që punëtorët të bëjnë një sy gjumë në vendet e tyre të punës, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.

Disa nga vendet që kanë filluar aplikimin e kësaj metode te punonjësit në disa kompani janë: Kina, Japonia, Spanja, Italia, Norvegjia, Indonezia, Botsvana, SHBA.