Këto zona në Gjilan do mbesin sot pa ujë, Hidromorava jep detajet

KRU Hidromorava ka bërë të ditur se si pasojë e një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit, në FPU Përlepnicë është ndërprerë përkohësisht procesi i trajtimit të ujit.

Njoftimi zyrtar i Hidromoravës:

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË

📅 Data: 19 janar 2026

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se, si pasojë e një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit, në FPU Përlepnicë është ndërprerë përkohësisht procesi i trajtimit të ujit.

Si rezultat, furnizimi me ujë në Zonën e Shërbimit të Gjilanit do të jetë i ndërprerë përkohësisht, deri në sanimin e defektit.

Ekipet tona teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

💧 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Me respekt,

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

☎️ 0800 61 000