Këto zona të rajonit të Gjilanit nuk do të kenë energji elektrike sot

KEDS ka njoftuar për punime të domosdoshme në rrjet për siguri të sistemit, në këto zona të rajonit të Gjilanit nuk do të kenë rrymë sot.

21.01.2022

Gjilan

1.

Nga NS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

LP 10kV  Rubovci (kodi: 62000003) prej orës 13:00  deri në orën 14:00

Vendet: fshatrat: Berivojcë (një pjesë) dhe Ruboc.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, për dislokimin e rrjetit pasi shtyllat e vjetra janë afër rrëzimit.