Këtu bëhet e kundërta, njeriu në kafaz, luani jashtë tij

Jo gjithmonë ndodhë që shtazët të futen në kafaz, ndërsa njerëzit të shkojnë afër tyre si vizitorë. Një rezervat luanësh ka gjetur mënyrën më të veçantë për të tërhequr vizitorët, duke i futur njerëzit në kafaz.

Rezervati që ndodhet në Harrismith të Afrikës së Jugut lejon turistët të qëndrojnë brenda një kafazi me aparatet fotografike, për të parë më nga afër mbretërit e kafshëve që ndodhen aty.

Fotografja dhe drejtoresha e një kompanie jofitimprurëse, Suzanne Scott, ndau këto fotografi të mahnitshme që tregojnë adhuruesit e kafshëve ndërsa takojnë këta luanë të bukur.