Këtu ku një ilir e një shqiptar kanë kanë pirë ujë në krojet e njëjta
Këngëtari dhe kompozitori, Genc Prelvukaj, edhe pse jeton në Prishtinë, mbetet fort i lidhur me vendin e origjinës, prej nga sjellë këtë reflektim mbi identitein shqiptar, të lidhur me shkëmbij, kroje e udhë, ku kanë shuar etjen e nga kanë ecur ilirët dikur dhe shqiptarët sot, si pasardhës të tyre.
‘Nëse nuk do t`i kishim bjeshkët si mburojë, vështirë se do të flisnim gjuhën që flasim. Male ku ndërlidhet historia me natyrën. Ku bashkëjeton dielli me borën që nuk shkrin kurrë. Ku një ilir i vjetër dhe një shqiptar i ri kanë shijuar krojet e njejta, kanë shkelur të njejtat rrugë dhe kanë parë të njejtit shkëmbinj. Thjesht, përveç veshjes së njerëzve këtu asgjë nuk ka ndryshuar që dymijë vjet e më shumë.
Pamjet janë nga rruga e vështirë drejt Majës së Rosit mbi Vuthaj. Nga aty në krah të majtë prek me sy Thethin e Shalës, ndërsa majet e Valbonës nga krahu tjetër’.


