Këtu mund t’i gjeni votat e secilit kandidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e formularëve të rezultateve të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare.

“Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm. Publikimi i këtyre formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por kjo bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe që të gjithë kandidatët të mund të shohin formularët e plotësuar në vendvotime”, thuhet në njoftim.

Fromularët mund t’i gjeni KËTU