Kevin “paguan” 10 mijë euro për ta kaluar natën me Anën
Banori i BBVK/3, Kevini i ka hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh për të kaluar një natë me Anën.
Ai u vu përballë kësaj zgjidhjeje nga Vëllai i Madh dhe pa hamendje e pranoi sfidën, për çka ngjalli reagime te banorët tjerë.
Kevini do të qëndrojë së bashku me Anën për 12 orë në dhomën e surprizave.
Ndryshe, çmimi i madh tani ka rënë në 170 mijë euro dhe siç ka nisur, deri në fund, mund të zbresë në 100 mijë euro.
Por, besohet se Vëllai i Madh do të ofrojë edhe sfida që e rrisin çmimin.