KFOR-i dhuron strehimore të përkohshme për testime të COVID-19

Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë dhuroi dy strehimore të përkohshme për testime të COVID-19 të vendosura në Graçanicë dhe Llapnasellë.

Dorëzimi u krye nga njësitë logjistike të KFOR-it Irlandez dhe Austriak, në bashkëpunim me Koordinatorin per Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në kuadër të iniciativave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

KFOR vazhdimisht mbështet përgjigjen lokale ndaj Covid-19 përmes shpërndarjes së pajisjeve për të gjitha komunitetet dhe përmes lehtësimit të projekteve të ndihmës nga NATO dhe kombet partnere.