KFOR-i turk dhuron veshmbathje dhe lodra për dhomën e miqësisë
Në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan me KFOR-in Turk me seli në Gjilan, sot në ambientet e Stacionit Policor në Gjilan janë pranuar veshmbathje dhe lodra për fëmijë.
Ky kontribut është i mirëseardhur dhe do të jetë një ndihmesë për dhomën e miqësisë.
Prandaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shprehë mirënjohjeje dhe falënderim për KFOR-in Turk për bashkëpunimin me dy institucioneve të sigurisë, thuhet në njoftim.

