Khamenei dhe familja e tij janë fshehur në një bunker në veri të Teheranit, thonë mediat iraniane
Të gjithë anëtarët e familjes së Khameneit duke përfshirë djalin e tij Mojtaba janë me të, citohet të kenë thënë burimet, përcjell Telegrafi.
Në atë kohë pranë tij ishte Mojtaba, por me të nuk ishin dy djemtë e tij, Masudi dhe Mostafa.
Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, “Operacioni Premtimi i Vërtetë 1”, u zhvillua më 13 prill 2024 dhe përfshiu mbi 300 raketa dhe drone që synonin instalimet ushtarake.
Ndërsa “Operacioni Premtimi i Vërtetë 2” pasoi më 1 tetor 2024, me rreth 200 raketa të drejtuara ndaj objekteve ushtarake izraelite në përgjigje të vrasjes së liderëve militantë të lidhur me Iranin, duke përfshirë ish-shefin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Ndërkohë të dielën, Izraeli sulmoi për herë të parë qytetin Mashhad, që ndodhet 2300 kilometra larg shtetit hebre.
Një burim diplomatik në Lindjen e Mesme i tha Iran International se sulmi ajror izraelit në Mashhad ishte një paralajmërim për Udhëheqësin Suprem të Iranit se ai nuk është i sigurt askund në vend, transmeton telegrafi.

